Bibloteka TiP

Biblioteka më e re në Tiranë gjendet në Tirana ECECC dhe është biblioteka e parë në Shqipëri dedikuar fëmijëve dhe prindërve.
Biblioteka më e re në Tiranë gjendet në Tirana ECECC dhe është biblioteka e parë në Shqipëri dedikuar fëmijëve dhe prindërve.

Por cila është rëndësia e leximit dhe hapësirave komunitare në fëmijërinë e hershme dhe si e mbështesin zhvillimin e fëmijëve?

Studimet kanë treguar se bibliotekat dhe hapësirat e tjera komunitare kanë një ndikim pozitiv në zhvillimin e hershëm të fëmijës.  Këto hapësira, jashtë shtëpisë së tyre, u japin mundësinë të vegjëlve të praktikojnë efektet pozitive të leximit, të folurit, të kënduarit, të lojës apo artit- aktivitete të cilat ndihmojnë formimin e lidhjeve nervore në trurin e fëmijës, i cili ka një rritje shumë intensive në vitet e para të jetës.

Të lexosh me fëmijët e vegjël është një mënyrë e lehtë për të ndërtuar marrëdhënie me ta por edhe t`u mësuar atyre fjalë dhe aftësi të të folurit. Librat me figura dhe fjalët e përshtatura për moshën tërheqin dhe mbajnë vëmendjen e fëmijës dhe, duke i shtuar efektet e zërit ose efekte zëri “qesharake”, mund ta bëjë të lexuarit edhe më special.

Nëpërmjet tregimit të historive apo leximeve, bibliotekat gjithashtu synojnë të përçojnë tek prindërit dhe kujdestarët rëndësinë e inkurajimit të lojës së lirë- t`i lejojnë fëmijët të ndjekin kuriozitetin e tyre në vend që t`i drejtojnë ose korrigjojnë ata. Duke i`u përgjigjur verbalisht fëmijëve gjatë kohës së lojës dhe duke i lejuar ata të eksplorojnë botën e tyre në mënyrë të sigurt, fëmijët zhvillojnë kuriozitetin, këmbënguljen, aftësitë motorike fine dhe fjalorin- aftësi të rëndësishme që hedhin themelet për zhvillimin e fëmijës dhe suksesin akademik në të ardhmen.

Biblioteka e TiP e mbështet dhe inkurajon këtë iniciative nëpërmjet një hapësirë të dedikuar e cila do të jetë e ndarë në kënde të ndryshme: këndi i librave dhe i leximit; këndi i ndërtimit (kube, lego, puzzle); këndi i artit (ku mund të pikturojnë ose punojnë me plastelinë); këndi i lojrave sensoro-motorike. 

Biblioteka e TiP pranë Tirana ECECC është e hapur jo vetëm për fëmijët e TiP por edhe për të gjithë fëmijët dhe prindërit të cilët duan të kalojnë kohë duke lexuar dhe eskploruar së bashku.

Biblioteka Tirana innovative Playschool (TiP)