Dita e parë te çerdhes /kopshtit është emocionuese, por gjithashtu mund të jetë një përvojë sfiduese për fëmijët e vegjël.
Fillimi i çerdhes ose kopshtit shpesh është përvoja e parë e fëmijëve tanë larg nënës. Mund të jetë e frikshme për fëmijët dhe për prindërit. Këtu janë disa strategji të thjeshta për të siguruar një tranzicion të qetë.
Këshilla para fillimit të çerdhes/kopshtit:
• Vizitoni çerdhen/kopshtit. Vizitoni klasën e fëmijës suaj dhe takoni mësuesin disa ditë përpara. Tregojini fëmijës tuaj hapësirat dhe klasat si dhe detaje të caktuara të rutinës që do ti presë në çerdhe/kopsht. Flisni me ta për atë që duhet te presin gjatë secilës pjesë të ditës. Tregoni fëmijës suaj se ku do ta mbajë çanten e shpinës dhe gjërat personale, ku do të luajë, ku do të pushojë, ku do të konsumojnë ushqimin.
Këshilla për ditën e parë/ ditët e para të çerdhes/kopshtit
Përshëndeteni fëmijën dhe sigurojeni se do të vini ta merrni ata pas një kohë të caktuar (përcaktojeni nëpërmjet rutinave të fëmijës, pas ushqimit, pas gjumit, përpara se të flejë etj.).
Sygjerohet që ditët e para, fëmija të asistojë me një orar me të reduktuar në çerdhe/kopsht.
Në fund të ditës:
- Mbërrini në kohën që i premtuat fëmijës se do ta merrnit. Është shumë e rëndësishme që të merrni fëmijën tuaj në kohë, në fund të ditës së parë, si dhe çdo ditë tjetër. Ështe ngushëlluese por në të njëjtën kohë i trasmeton fëmijës siguri se ju do jeni atje për ta.
- Pyetini për ditën që kanë kaluar. Pavarësisht përpjekjeve tuaja më të mira për ta bërë ditën e parë të shkojë pa probleme, fëmija juaj mund të ketë ende disa vështirësi të përshtatet me rutinen e re. Sigurohuni që t`i tregoni se i kuptoni ndjenjat e tyre; për shembull ju mund t’i të ndani me ta se edhe Ju ju mori malli kur ishit në punë, por kujtuat puthjen ose përqafimin që keni dhënë në mëngjes (ose një rutinë tjetër) dhe u ndjetë më mirë.
Jepni fëmijës diçka për ta vazhduar në shtëpi. Ndihmojeni fëmijën të kalojë tranzicionin për t`u kthyer në shtëpi duke i thënë një orjentim se çfarë mund të bëjnë deri në orain e darkës, ose mund të ndajnë me ju disa nga aktivitet që kanë bërë gjatë ditës në kopsht për të krijuar një vazhdueshmëri të ditës së tij në mjedise të ndryshme.
Fëmija kupton shumë nga përjetimet tuaja. Nëse ju jeni të shqetësuar për çerdhen ose kopshtin, edhe fëmija do të jetë i shqetësuar.
Është normale që ju si prindër të ndjeheni të shqetësuar nëse fëmija juaj do të përshtatet me këtë ndryshim të ri, a do të gjejë miq, a do të jetë rehat, të rritet dhe zhvillohet. Përgjigja është se nëse ju i transmetoni fëmijës pasiguri dhe frikë për çerdhen/kopshtin fëmija do të fillojë të përceptojë se çerdhja apo kopshti nuk është një vend i sigurtë për ta. Mundohuni të mos ja tregoni fëmijës shqetësimet që keni. Për t`ju ndihmuar për shqetësimet tuaja ju mund të flisni me edukatoren dhe stafin e çerdhes/kopshtit për çdo paqartësi që mund të keni ose mund të flisni me prindër të tjerë që po përjetojnë të njëjtat eksperienca, ose miq që kanë kaluar më parë këtë eksperiencë.