
Motorika Fine
Aftësi motorike është shkathtësia që mund të ketë ose mund të përftojë fëmija. Ajo është pjesë integrale e zhvillimit të fëmijës. Zhvillimi fizik së bashku me zhvillimin shoqëror, emocional dhe intelektual janë katërciteti që përcakton rritjen e fëmijës sonë. Motorika fine e ndihmon fëmijën të zhvillohet jo vetëm fizikisht, por e bën atë të jetë I gatshëm për shkollë dhe gjithashtu I rrit vetëbesimin, duke mundësuar që fëmija të fitojë pavarësinë e tij. Në vitet e para të jetës, fëmija