Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp

Shkollat verore dhe fëmijët

Tashmë janë bërë traditë shkollat dhe kampet verore për fëmijë. Edhe pse më rrallë të hasura për fëmijët e moshës parashkollore, një organizim përshtatur interesave të tyre, është gjithsesi i mundur. 

Çfarë duan fëmijët të përjetojnë gjatë këtyre shkollave verore: TË ARGËTOHEN!

Ky ka qënë edhe fokusi kryesor i TiP në organizimin e shkollës verore për fëmijët e moshës parashkollore. Ky format i shkollës verore synon të vendosë në qendër fëmijën, ta argëtojë dhe kënaq në një format që nuk i kërkon kufizime në provimin e eksperiencave të reja.

Qasjet dhe praktikat e suksesshme përgjate edukimit dhe mësimit në vitet e hershme të fëmijërisë përdorin lojën si bazë për të mësuar dhe mund të mendohet se argëtimi dhe loja ka qënë pjesë e të mësuarit të fëmijës përgjatë vitit. Por gjatë shkollës verore, dhe ajo që TiP po synon të aplikojë, nuk është të mësuarit në vetvete se sa argëtimi dhe eksplorimi i lirë i fëmijës. Aktivitete të organizuara jashtë mjediseve të kopshtit, njohja dhe eksplorimi i hapësirave të reja, miqësi të ruajtura apo miqësi të reja të krijuara, aktivitete dhe lojra të reja, ndërtojnë një eksperiencë ndryshe dhe plot aventura për fëmijën. Një rëndësi të veçantë ka për fëmijët edhe kuptimi i kohës së pushimeve verore, rëndësia e argëtimit si një mënyrë për të fituar energji të reja, ide dhe motovim.

Kërkimet dhe gjetjet më të fundit, sidomos pas situatës së pandemisë globale që jemi duke kaluar, rekomandojnë dhe sygjerojnë fort shkollat verore për fëmijët. Disa nga përfitimet që fëmijët mund të marrin gjatë shkollave verore, e sidomos ato të orjentuara drejt aktiviteteve në natyrë, mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Shkollat verore mund të zbulojnë interesa të reja për fëmijët; shkollat verore janë një mundësi shumë e mirë për fëmijët për të zbuluar interesa të reja mbi sporte-aktivitete që mund t`i njohin apo praktikojnë përgjatë kësaj kohe.
  • Shkollat verore ndihmojnë në krijimin e miqësive të reja; fëmijët gjatë shkollës verore, mund të njohin jo vetëm bashkëmoshatarë të rinj por edhe mund të zhvillojnë në një dimension tjetër miqësitë e krijuara më herët. 
  • Shkollat verore ndihmojnë në nxitjen mendore dhe fizike; kufizimet prej pandemisë përgjatë viteve të fundit kanë reduktuar kohën e aktiviteteve në natyrë të fëmijëve dhe kanë rënduar shëndetin mendor të tyre. 
  • Shkollat verore forcojnë pavarësinë dhe vetë-kujdesin; shkollat verore dhe aktivitetet e zhvilluara përgjatë tyre janë një mundësi e shtuar për fëmijët për të kuptuar rëndësinë e marrjes së një vendimi të mirë dhe për të zbuluar më shumë për veten e tyre përgjatë këtij procesi.
  • Shkollat verore ndihmojnë fëmijët të forcojnë besimin nëpërmjet suksesit; në shkollat verore dhe aktivitetet e planifikuara për argëtimin e fëmijëve, nuk ka dështim ose mossukses, por mundësi për të provuar gjëra të reja, që në vetvete është një sukses për fëmijën.
  • Shkollat verore nxisin kreativitetin; një nga arsyet se si rritet kreativiteti i fëmijëve përgjatë shkollave verore është se fëmijët nuk shqetësohen për një performancë të mirë apo se do të vlerësohen për arritjet e tyre, madje ka aq shumë aktivitete të lira sa kreativiteti i fëmijës mund të rritet dhe lulëzojë.
  • Shkollat verore janë ARGËTIM dhe kjo është ndër qëllimet kryesore të organizmit të këtyre aktiviteteve. Edhe nëse fëmija juaj nuk do të zbulojë asnjë interes të ri, nuk do të perfeksionojë ato që di, por do të ARGËTOHET, shkolla verore në vetëvete ka përmbushur qëllimin e saj.