Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp

Pse një gjuhë e dytë duhet të fillojë të mësohet që në fëmijërinë e hershme

E ndërsa përgjatë viteve të para të jetës dhe rritjes së fëmijës kujdesemi të plotësojmë dhe sigurojmë të gjitha kushtet për një zhvillim të shëndetshëm, shpesh herë mund të jemi ndeshur me dilemën se kur duhet të fillojmë mësimin e një gjuhe të dytë tek fëmijët dhe si duhet të jetë ekpozimi i tyre ndaj kësaj gjuhe të dytë. 

Studimet e kësaj fushe tregojnë se mësimi i një gjuhe të dytë tek fëmijët është një aktivitet argëtues, promovon zhvillim të shëndetshëm dhe ka përfitime të shumta kognitive dhe sociale që zgjasin gjithë jetën.

Disa përfitime nga mësimi herët në fëmijëri i një gjuhe të dytë janë si më poshtë:

Fëmijët që mësojnë një gjuhë të dytë përpara moshës 5-vjecare përdorin të njëjtën pjesë të trurit për të mësuar këtë gjuhë të dytë që përdorin edhe për të mësuar gjuhën e tyre amëtare. Fëmijët e vegjël janë po ashtu të pa kushtëzuar nga frika për të bërë gabime e cila ndonjëherë mund të jetë një pengesë për më të rriturit kur mësojnë një gjuhë të dytë. 
Fillon herët, qëndron më gjatë. Gjetjet kanë treguar se koha që një fëmijë i kushton ekspozimit dhe mësimit të një gjuhe të re ka një lidhje të drejtëpërdrejtë më zhvillimin e tyre kognitiv. Koha më e gjatë e ekspozimit dhe një formë interaktive e të mësuarit i ofrojnë fëmijës mundësinë të rrisin njohjen dhe mësimin e kësaj gjuhe me lehtë dhe në mënyrë të qëndrueshme.
Një gjuhë e dytë ushqen trurin e fëmijës. Kërkimet kanë treguar se mësimi i një gjuhe të dytë rrit aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të menduarit kritik dhe aftësitë e të dëgjuarit aktiv, përmirësimit të kujtesës, përqendrimit dhe aftësisë për të bërë më shumë detyra në të njëjtën kohë. Fëmijët që kanë aftësi të mira në gjuhë të tjera gjithashtu tregojnë shenja më të larta të krijimtarisë si dhe fleksibilitetit mendor. 
Një gjuhë e dytë ushqen kureshtjen, ndjeshmërinë kulturore, empatinë dhe tolerancën. Fëmijët që janë të ekspozuar herët ndaj gjuhëve të tjera shfaqin qëndrime më pozitive ndaj kulturave që lidhen me ato gjuhë. 
Aftësi më të mira akademike. Përfitimet kognitive të mësimit të një gjuhe të dytë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në arritjet akademike të një fëmije. Krahasuar me ata pa një gjuhë shtesë, fëmijët dygjuhësh kanë përmirësuar aftësitë e të lexuarit, të shkruarit dhe matematikës, dhe përgjithësisht kanë rezultate më të larta në testet e standardizuara.
Në TiP përgjatë vitit në kemi praktikuar ndërthurjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies në anglisht. Kjo është bërë në formë shumë ndërvepruese me fëmijët, nëpërmjet këngëve dhe lojrave interaktive për moshën e tyre. Jemi krenar dhe të motivuar nga feedback-u që marrim nga prindërit e fëmijëve tanë, ku edhe në shtëpi (përveçse në kopsht) fëmijët kanë filluar t`i trasmetojnë dhe praktikojnë me prindërit njohuritë e marra për këtë gjuhë. Ne TiP ekspozimi dhe aktivitetet ne gjuhen angleze jane te vazhdueshme, perveç orëve “tradicionale” të mësimit në anglisht, rutina të caktuara si rrethi i mëngjesit apo i pasdites bëhen në anglisht, duke i dhënë kështu më shumë hapësira fëmijëve të shprehen dhe praktikojnë edhe të folurit e disa fjalëve në këtë gjuhë.