Por sa e rëndësishme është për fëmijët përgjatë fëmijërisë së hershme të kuptojnë lidhjet familjare?
Familja është sistemi i parë i sigurisë dhe mbështetjes për fëmijën. Familja e madhe janë personat e mbështetjes për prindërit e tyre, ndaj edhe janë edhe kontaktet e para sociale jashtë familjes së vogël. Që një fëmijë të fillojë të njohë strukturën e familjes dhe rrethit të mbështetjes së tij është e rëndësishme që të fillojë sa më herët ndërveprimet dhe ndërtimi i marrëdhënies. Takimet apo festat familjare janë një mënyrë e mirë njohjeje dhe ndërveprimi.
Marrëdhëniet dhe lidhjet me anëtarët e familjes së madhe janë studiuar nga eskpertë të fushës për të parë efektin e tyre në zhvillimin dhe mirëqënien e fëmijës. Është evidentuar se marrëdhëniet aktive me familjarët e afërt (vëllëzër/motra të prindërve) kanë një impakt pozitiv dhe afatgjatë në mirëqënien e fëmijëve. Këta studiues i kanë parë hallat/tezet/xhajat/dajat si të rritur të rëndësishëm për fëmijën, por që nuk kanë përgjegjësinë e prindërve. E parë në këtë këndvështrim, këto figura familjare kanë shumë dashuri për të dhënë për fëmijën dhe në të njëjtën kohë mund të vendosin vetë në ç`masë do të përfshihen në çështjet e rëndësishme të rritjes dhe edukimit të fëmijës.
Shpesh herë tezet/dajat/halla/xhaja janë parë si një “shok” i rritur i besuar për fëmijën. Në këtë mënyrë, fëmija mund të ndajë çështje për të cilat mund të vështirësojë ti ndajë me prindërit por në të njëjtën kohë adreson tek një i rritur i besuar shqetësimin e tij/saj.
Ekspertët e familjes sygjerojnë të qënurit i hapur, të dëgjosh fëmijën, të jesh i lirë nga gjykimi ndihmon në ndërtimin e një lidhjeje të fortë të fëmijës me hallat/tezet/dajat/xhaxhallarët. Po ashtu rekomandohet mbajtja e kontakteve rutinë, qoftë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Kontaktet dhe lidhjet e vazhdueshme i tregon fëmijëve se hallat/tezet/dajat/xhaxhallarët janë me të vërtetë të interesuar për atë që po ndodh me fëmijën. Po ashtu aktivitetet e përbashkëta, festa apo piknikë por edhe përkujdesja në fundjavë e ndihmon fëmijën ta identifikojë hallën/tezen/dajën/xhajën si një figurë e besueshme në jetën e tyre që do të jetë gjithmonë aty për mbështetje.
Një lidhje e fortë familjare për fëmijët janë edhe kushirinjtë e parë të tyre. Në disa kultura dhe familje ata mund t`u drejtohen kushërinjve edhe si “motër ose vëlla”. Dr. Christina Brown Chair of the Couple and Family Therapy Department at Alder University i shikon kushërinjtë të një rëndësie të veçantë në kohën që familjet po bëhen gjithmonë e më të shpërndara. Ato bëhen burime shtesë mbështetjeje jashtë familjes së origjinës. Këto “burime” i referohen më shumë mbëshetjes emocionale. Kushërinjtë janë dikush për t`i mbështetur në kohë të vështira ose edhe në kohë feste. Edhe të rriturit hallat/tezet/dajat/tezet janë figura mbështetëse por kushërinjtë shihen shpesh si bashkëmoshatarë të cilët ndajnë edhe një lidhje gjaku. Pra edhe pse kushërinjtë mund të jenë të ndarë nga njëri-tjetri, ekspertët thonë se ata kanë më shumë mundësi të lidhen me njëri-tjetrin për shkak të kësaj lidhjeje ndërbreznore. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet që i bën lidhjet me kushërinjtë të rimerren lehtë edhe pas distancave të gjata.
Një gjetje tjetër e studimeve mbi marrëdhëniet mbi kushërinjtë ka treguar se ato kanë më shumë gjasa të ruhen sepse anëtarët e njëfamilje janë më altruistë në ruajtjen dhe trashëgimin e gjeneve të tyre. Një studim i botuar në British Journal of Psychology tregon se individët janë më të prirur të ndihmojnë familjarët e tyre, përfshirë edhe kushërinjtë, se sa shokët me të cilët nuk kanë lidhje gjaku. Këto përfundime mbetën sërish të vërteta edhe kur studiuesit pyetën se kë do të ndihmonin më tepër kur nuk kishin një lidhje të fortë emocionale me kushërinjtë e tyre. Këto gjetje dëshmuan për rëndësinë e lidhjeve të gjakut në marrëdhënien me kushërinjtë.
Kluturalisht ne jemi një vend i cili ruan dhe mban kontakte të afërta me familjen e madhe dhe kushërinjtë edhe përtej brezit të parë. Këto lidhje, duket se kanë efekte pozitive edhe në mirëqënien e fëmijëve. Lidhjet e gjakut në familjen e madhe duket se krijojnë marrëdhënie të besueshme dhe të nevojshme për fëmijët dhe mirëqënien e tyre dhe duket se sjellin përfitime dhe qëndrueshmëri afatgjatë në kohë.