Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp

Bardhoshi dhe Kafi

Na ishte njëherë një dhëmb i cili vazhdimisht qante dhe ankohej për pamjen dhe shendetin e tij. Atij i kishin rënë flokët dhe lëkura i ishte errësuar. Me dhimbje i thotë vëllait të tij: Unë jam plakur dhe ndihem i sëmurë dhe jo shumë në formë”.  I trishtuar vazhdoi të qante, dhe filloi të përplaste këmbë e duar në shtëpinë e tij po e dini ç’ndodhi? 

 

Në ato moment Mira zgjohet e tromaksur dhe qan me të madhe. Ajo shkon te mamaja e saj dhe ankohet: “Mami mami nuk duroj dot më, po më dhëmb shumë dhëmbi“.

 

Mira  qante me të madhe dhe po ankohej shumë; dhëmbi “ankohej” se ishte sëmurë dhe  jo në formë të bukur  duke i shkaktuar kështu Mirës shumë dhimbje nga “tekat” e tij. 

Kur shkuan te dentisti, Mira bashkë me dhëmbin u frikësuan pak dhe u strukën; Mira te nëna e saj dhe dhëmbi te vëllai i tij.

“Jemi shumë mirë doktor”-tha Mira bashkë me dhëmbin.

Dentisti nuk foli, pasi pa dhëmbin i tha: “përse je i errësuar dhe i dobët”?

Dhëmbi me lot në sy i tha: “Unë doktor nuk lahem  asnjeherë dhe vazhdimisht ushqehem me karamele dhe çokollata. Kur shoh “shokët e mi” ata janë të bardhë si bora dhe mjaft të fortë e të shëndetshëm.

Pasi mjeku i rregulloi dhe i bëri të gjithë dhëmbët e Mirës të bardhë dhe të bukur ju drejtua dhëmbit: Si e ke emrin ti voglëlush?

Unë e kam emrin Kafi. Këtë emër ma vunë vëllezëritë e mi sepse kam njolla kafe në lëkurë. Por tani do e kem emrin Bardhosh, sepse jam i pastër e i bardhë si dëbora dhe i shëndoshë si një top dëbore.

Këtë bisedë e dëgjoi Mira e i tha nënës së saj: “ Mami të dua shumë. Nga tani e tutje unë do t’i laj gjithmonë dhëmbët që Bardhoshin mos ta quajnë më Kafi  vëllezërit e tij. Bardhoshi e meriton të jetë i bardhë e i shëndetshëm si te gjithë shokët e tij. Eshtë detyra ime që të kujdesem për të, duke e mbajtur të pastër por edhe duke ngrenë ushqime që e mbajnë të fortë e të shëndetshëm”

Në kukullat e rradhës që po shihte Mira, Bardhoshi dalloi dhëmbët e bardhë të fëmijëve; mori një pamje të drejtë, kokëlart dhe plot madhështi, tha:“ unë jam po aq i bukur sa ju, unë lahem në mëngjes e mbrëmje dhe ushqehem me fruta e perime…mmmmm sa të mira janë”.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

TIP.AL