Kur Albert Ajnshtajni ishte fëmijë, pak njerëz – ose asnjë – mund të parashikonte kontributet e jashtëzakonshme që ai do t’i jepte shkencës. Ai kishte një vonesë në zhvillimin gjuhësor, duke i shqetësuar prindërit e tij deri në konsultim me një mjek. Motra e tij ka rrëfyer se Ajnshtajni “kishte kaq vështirësi me gjuhën, saqë ata që ishin rreth tij kishin frikë se ai kurrë nuk do të mësonte të fliste.” Si ka kaluar ky fëmijë nga vonesat e mundshme të zhvillimit për t’u bërë, Ajnshtajni?
Një pjesë e përgjigjes së kësaj pyetje është simbolizuar në dy dhurata që Ajnshajni mori nga secili nga prindërit e tij kur ai ishte 5 vjeç. Kur Ajshnajni rrinte shtrirë në krevatin e tij prej sëmundjes, babai i dhuroi një busull. Për Ajnshtajnin ajo ishtë një paisje misterioze që nxiti kuriozitetin e tij rreth shkencës. Shumë afër, mamaja e Ajnshtajnit e cila ishte një pianiste e talentuar, i dha Ajshtajnit një violinë. Këto dhurata sfiduan trurin e Ajnshtajnit në mënyrë dalluese në momentin e duhur.
Truri i fëmijëve zhvillohet në të ashtëquajtura periudha kritike. E para ndodh rreth moshës 2 vjeç, e cila pasohet nga një tjetër periudhë rreth adoleshencës. Në fillimin e këtyre periudhave, numri i lidhjeve nervore (të quajtura sinapse) ndërmjet qelizave nervore (neuroneve) dyfishohet. 2 vjeçarët kanë dy herë më shumë sinapse se sa të rriturit. Për shkak se këto lidhje midis qelizave të trurit janë aty ku ndodh të mësuarit, dy herë më shumë sinapse i mundësojnë trurit të mësojë më shpejt se në çdo kohë tjetër të jetës. Prandaj, përvojat e fëmijëve në këtë fazë kanë efekte të qëndrueshme në zhvillimin e tyre.
Kjo periudhë e parë kritike e zhvillimit të trurit fillon rreth moshës 2 vjeç dhe përfundon rreth moshës 7 vjeç. Ajo siguron një mundësi kryesore për të hedhur bazat për një edukim holistik për fëmijët.
Fëmijët e vegjël duhet të shijojnë procesin e të mësuarit në vend që të përqendrohen tek performanca. Edukatorët dhe prindërit mund të promovojnë gëzimin për të provuar aktivitete të reja dhe për të mësuar diçka të re. Ne duhet t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë se gabimet janë një pjesë e mirëpritur, normale e të mësuarit.
Kjo periudhë është gjithashtu koha për të krijuar një “mendësi rritjeje” – besimin se talentet dhe aftësitë zhvillohen përmes përpjekjes në vend që të jenë të lindura dhe të fiksuara. Edukatorët duhet të shmangin etiketimin e fëmijëve ose të bëjnë deklarata universale për aftësinë e tyre. Edhe komplimentet si “Je kaq i zgjuar” janë jo produktive. Në vend të kësaj, theksoni këmbënguljen dhe krijoni hapësira të sigurta për të mësuar. Fëmijët do të mësojnë ta duan mësimin nëse tregojmë entuziazëm mbi procesin në vend që të përqëndrohemi te rezultatet.
Një mënyrë për të shmangur përqendrimin tek rezultatet gjatë kësaj faze të zhvillimit është vendosja e theksit tek gjerësia e ekspericave të zhvillimit të aftësive përkundrejt thellësisisë dhe masterizimit të këtyre aftësive. Ekspozimi i fëmijëve ndaj një larmie të gjerë aktivitetesh hedh një themel për zhvillimin e aftësive në një sërë fushash. Kjo është koha për të angazhuar fëmijët në muzikë, lexim, sport, matematikë, art, shkencë dhe gjuhë.
David Epstein argumenton në librin e tij se gjerësia e përvojës shpesh neglizhohet dhe nënvlerësohet. Përqendrimi në përsosmërinë në një aktivitet të vetëm mund të jetë i përshtatshëm në një moment të caktuar të jetës. Por njerëzit që rriten dhe lulëzojnë në botën tonë që ndryshon me shpejtësi janë ata që mësojnë fillimisht si të marrin dije nga fusha të ndryshme dhe të mendojnë në mënyrë krijuese dhe abstrakte. Me fjalë të tjera, shoqëria jonë ka nevojë për individë të mirëformuar.
Njohuritë në shumë fusha janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët nga moshat 2 deri në 7 vjeç. Truri i tyre në zhvillim është i gatshëm të zhytet në një gamë të gjerë aftësish. Kjo “periudhë e marrjes së kampionit”, siç e quan Epstein, është thelbësore. Kjo është dritarja gjatë së cilës zhvillohet interesi i fëmijëve. Ka mjaft kohë që ata të specializohen më vonë.
Po, ne duam që fëmijët të lexojnë mirë dhe të mësojnë bazat e matematikës. Por nuk duhet ta shpërfillim inteligjencën emocionale. Përparësitë e të mësuarit gjatë kësaj periudhe të parë kritike të zhvillimit të trurit duhet të shtrihen në aftësitë ndërpersonale siç janë mirësjellja, empatia dhe puna në grup.
Empatia fillon me njohjen e ndjenjave të dikujt tjetër. Prandaj, prandaj sygjerohet të ndihmojmë fëmijët e kësaj grupmoshe që së pari të njohin emocionet e tyre (“Unë ndjehem i trishtuar”) dhe më pas të tregojnë historinë për atë që i bëri ata të ndihen në atë mënyrë (“Unë ndjehem i trishtuar sepse doja akullore dhe ti më the jo”). Sapo fëmijët të praktikojnë emërtimin e emocioneve, edukatorët mund të fillojnë të bëjnë pyetje që i inkurajojnë ata të marrin parasysh ndjenjat e të tjerëve.
Truri i fëmijëve mund të thithë në mënyrë unike informacionin gjatë kësaj faze kritike të rritjes dhe zhvillimit. Nëse inteligjenca përcaktohet si aftësia për të mësuar, fëmijët midis moshës 2 dhe 7 vjeç mund të jenë njerëzit më inteligjentë në planet.
Hulumtimet sugjerojnë që disa aftësi nuk mund të mësohen njëlloj pas kësaj periudhe të parë kritike të zhvillimit të trurit. Për shembull, kërkimet kanë treguar se fëmijët në këtë interval moshe janë më të përshtatshmit për të mësuar modelet e zhvillimit të gjuhës, duke u mundësuar atyre që të zotërojnë një gjuhë të dytë në të njëjtin nivel me një gjuhë amtare. Sapo fëmijët të mbushin moshën 8 vjeç, aftësia e tyre për të mësuar një gjuhë tjetër ulet dhe gjuhët e dyta nuk fliten si ato amtare.