Perimet i japin fëmijës tuaj energji, vitamina, antioksidues, fibra dhe ujë. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijës tuaj më vonë, nga sëmundjet gjatë jetës, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, goditjen në tru dhe disa kancere. Udhëzimet Australiane të Dietës thonë se fëmijët e moshës: 1-2 vjeç duhet të kenë 2-3 porcione perime çdo ditë, 2-3 vjeç duhet të kenë 2½ racione perime çdo ditë, 4-8 vjeç duhet të kenë 4½ racione perime çdo ditë.
Nëse e ndihmoni fëmijën tuaj të krijoj zakone të shëndetshme ushqimore tani, ai krijon zakone të shëndetshme për jetën.
Disa këshilla dhe strategji për t’i bërë të dashura perimet për fëmijët tuaj.
1. Lëreni fëmijën tuaj ta shohë dhe ta shijoj vetë ushqimin. Kjo mënyrë inkurajon fëmijën tuaj për të ngrënë perime.
2. Mos u dorzoni nëse fëmija i refuzon. Nëse fëmija juaj thotë se nuk i pëlqen perimet , ose nuk pëlqen një perime të re, vazhdoni t’ia ofroni në vaktet e ngrënies. Vazhdoni gjithashtu, ta inkurajoni atë të provojë dhe t’i shijojë ato. Disa fëmijë mund ta provojnë një ushqim të ri deri në 10 herë para se ta pranojnë, dhe 10 herë tjetër para se të vendosin se u pëlqen. Përdorni lavdërime kur fëmija juaj provon perime. Lavdërimet funksionojnë, kur i thoni fëmijës tuaj saktësisht se çfarë bëri mirë, por jo të jetë fokusi i vaktit. Nga ana tjetër, ndëshkimi i fëmijës suaj se nuk ha ushqimin, mund të mbjell në trurin e fëmijës inate për t’i shijuar dhe ngrënë.
3. Gatuani perimet me fëmijët tuaj, kështu ai ka më shumë të ngjarë të dëshirojë të hajë perimet, që ka ndihmuar të përgatisë. Bëni pazar me fëmijën, lejojeni të zgjedh për “menun që ai vetë do përgatis”,së bashku me ju. Konkretisht, të gjithë fëmijët së bashku me edukatoret, në kopshtin tone TIP, u grupuan në gatimin e një keku dhe biskota me karrotë. Ata me zell kontribuan në bërjen e tyre, dhe të gjithë mezi prisnin të shijonin ato, që krijoi dora e tyre.