Një dite Kafi ishte mërzitur me pamjen e tij dhe vendosi të shkonte të blinte çokollatën e rradhës për të larguar merzinë dhe për t’u kënaqur.
Hyri në supermarket por kur arriti te rafti i çokollatave, takoi shokun e fëmijërisë së tij… kishin shumë vite që nuk ishin parë dhe vrapuan te njëri-tjetri për t’u ç’mallur. Me duart në qafë te njëri-tjetri, Kafi ynë i mahnitur e pyet shokun e tij: “Bardhoshti vjen një aromë kaq të mirë…. Sa kohë pa të parë, qënke rritur shumë. Shiko si shkëlqeke! Dukesh dhe goxha i fortë! Por Bardhosh, ç`ke, pse s`më flet? Çfarë të mundon?
Bardhoshi me zë të dridhur I tha: “ Miku im Kafi, shoku im i zemrës… unë u mërzita kur të pash që ti je kaq i dobët dhe kaq i zi… ishe shumë i bardhë dhe i bukur kur ishim fëmijë…! Ke dëshirë të vrapojmë dhe të stervitemi të dy bashkë, ndoshta të ndihmon….
Kafi e harroi pse ishte në supermarket, iku me mikun e tij plot gëzim për t`u stërvitur. Aty pa tek po vraponin dhe stërviteshin plot “bardhoshë” të shëndetshëm dhe të bukur…
Kafi priste të djersiste e të bënte ushtrime të vështira, por Bardhoshi ynë iu drejtua:
“Kaf hajde të bësh ushtrimin e parë, një dush i ngrohtë plot shkumë me aromë të mirë… Kafi i mrekulluar filloi të hante shkumën dhe tha “kjo është një çokollatë e bardhë por më e shijshme mmmmm”… Kafi nisi të luaj me shkumën e fuste në gojë… bënte kapele ndër sy… madje bëri edhe një mjekër të madhe të madhe dhe ju drejtua vetes: “Kafi tani e ka rradhën ushtrimi i dytë: të hash frutat dhe perimet….dhe qeshi”!
ehhhh… ç’të shikonte Kafi???? Që ditën e parë të stervitjes njollat kafe filluan t`i zbeheshin, vinte aromë të mirë dhe ishte mjaft i pashëm…!
Rrugës për në shtëpi Kafi ja nisi këngës:
Jammmm i bukur jammmmm i miiiiiirë jaaaaaam si një ëmbëlsirë….
Ejani te unë, ju ore shokëëëë
Tju mësoj Kafi…. Çfarë ka në këtë botë….
Nga një dhëmbë i prishur…. Shikoni si u shëndërrroooovaaaaa…
I pashëm, simpatikë sëmundjes ja hodhaaaaa
Prandaj ju ooo fëëëmijë
Të dashuuurit e miiii
Dushin mos ja lëni dhëmbëve pa bërëëë
Që sëmundja ata të mos t`i zërëëëë
Na jepni ju vogëlushaaaa
Fruta dhe perime
(Ja bëri Kafi Mmmmmmm)
Ne dhëmbët shumëëëë i duam
Dhe aqqq shuuumëëë ne i shijuuuaaammm
Refreni
Fëëëmijëëë fëëëmijëëë fëëëmijëëëë
Juuuu oooo dashuuuriiiii
Ju botëëën gjelbëroniiiii
Neve na gëëzzzzoniiii
Buzëqeshiiimmmm sëë bashkuuu
Plot nur edhe dritëëëë
Lozimmmm tok të gjithëëëë
Lumturishtttt….shëndetësishttttt….gëzimërishttttt
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
TIP.AL