Aftësi motorike është shkathtësia që mund të ketë ose mund të përftojë fëmija. Ajo është pjesë integrale e zhvillimit të fëmijës.
Zhvillimi fizik së bashku me zhvillimin shoqëror, emocional dhe intelektual janë katërciteti që përcakton rritjen e fëmijës sonë.
Motorika fine e ndihmon fëmijën të zhvillohet jo vetëm fizikisht, por e bën atë të jetë I gatshëm për shkollë dhe gjithashtu I rrit vetëbesimin, duke mundësuar që fëmija të fitojë pavarësinë e tij.
Në vitet e para të jetës, fëmija është e rëndësishme të mësoj të luaj me objekte të vogla, vijmësisht duke u rritur ai duhet të mësojë përmes prindërve dhe edukatorëve të kthej faqe libri, të pres me gërshërë, të vizatojë, të pikturojë dhe të palos. Këto aftësi zhvillojnë fëmijën fizikisht, muskulaturën e gishtave dhe të dorës, por njëkohësisht zhvillon edhe imagjinatën e fëmijës.
Si fillim, në fëmijërinë e hershme, dora e një fëmije duhet të jetë e fortë mjaftueshëm për të mbajtur një laps, në mënyrë të ekuilibruar, për një periudhë të gjatë kohore. Kjo sjell më vonë, aftësi të shkëlqyera akademike, por edhe pjesmarrje të mirë në sporte, lojëra dhe projekte shkollore.
Konkretisht, kur fëmija e mban lapsin në dorë siç duhet për një kohë të gjatë, do të thotë të aftësohet në këtë proçes. Si rrjedhim, ai ka mundësi më shumë të përqendrohet në mësim. Nëse nuk e mban, ai krijon mungesë vetëbesimi për veten, e është më i përqendruar si të mbaj lapsin, sesa te mwsimi, duke krijuar edhe ndjenja negative ndaj shkollës dhe të mësuarit.
Motorika Fine do të thotë gjithashtu ta mësosh dhe edukosh fëmijën t’i kryej vetë nevojat e tij, si veshja, lidhja e këpucëve, përgatitja e ushqimit. Ai automatikisht krijon një pavarësi dhe një vetëbesim që “mund t’ja dal”. Ai mëkohet me idenë që mund t’I bëj vetë gjerat e tij dhe në këtë mënyrë fëmija rritet me pjekurinë që mund t’ja dal në çdo situatë.
Kur fëmija shfaq problem të përftimit të shkathësive, prindi në bashkëpunim me edukatoren duhet të ndihmojnë fëmijën për t’i përfituar. Në të kundërt, fëmija ka shumë të ngjarë të ketë vështirësi të mëdha në të shkruar. Prandaj, fëmijët nuk duhet t’i drejtojmë drejt ekraneve, por lojës dhe “të kemi më shumë besim” te fëmija jonë se mund t’i bëj vetë gjërat.
Ndër objektivat e kopshtit tonë TIP është pikërisht të efikasikojmë motorikën fine, çdo ditë me nga një aktivitet. Përftimi i këtyre shkathtësive do të thotë fëmi më të përqendruar, më të kujdesshëm dhe të kapshëm ndaj detajeve.
Çfarë bëjmë ne në TIP?
Një nga aktivitetet që ju kemi prezantuar shpesh është “Si tjua bëjmë të dashur perimet” fëmijëve. Gjatë këtij aktiviteti ne kemi përfshirë fëmijët në “lojën e gatimit”. Qëllimi ynë është ushyerja e shëndëtshme, por edhe përfitimi i këtyre aftësive. Të vegjwlit tanë me shumë dashuri dhe përkushtim grinin në rende karrotën, përgatisnin kekun dhe e fusnin në furrë.
Përveç këtij aktiviteti të njohur tashmë nga ju, ne zhvillojmë në TIP mënyra të ndryshme të zhvillimit të këtyre shkathtësive te fëmijët sipas grupmoshave.
Më të vegjëlve u japim libër e ata mësojnë si të kthejnë faqen e librit. Fëmijët më të rritur u mwsojmw tw ngjyrosin shkronjat e alfabetit, presin me gërshërë, ngjyrosin mbi letër formuese, dhe sidomos, në këtë javë që kemi edhe përvjetorin e Pavarsisë, ne u kemi dhënë volëlushave tanë flamurin shqiptar të vizatuar, për ta ngjyrosur me të kuqe.
Motorika fine e shqipëruar si aftësim i shkathtësive te fëmijët, përveç forcimit të muskulaturës fizike, stimulon aftësitë krijuese, planifikuese, të të menduarit dhe hedh themelet për arritje të larta akademike në të ardhmen.