Të zhvillosh ide, koncepte dhe sidomos vetëbesim dhe të kontribuosh në ndërtimin e inteligjencës intuitive-emocionale te fëmijët që në fëmijërinë e hershme, do të thotë të finalizosh suksseshëm misionin e çdo prindi, edukatori, apo çdo person fizik që merret me rritjen dhe edukimin e fëmijës. Përveç të tjerave, e rëndësishme për ndërtimin e një baze fortifikuese në psikologjinë e fëmijës është zhvillimi i ndjenjës së etnicitetit përmes dijeve historike. Në këtë këndvështirm, nuk kemi të bëjmë thjeshtë me ndërtimin e atdhedashurisë dhe të tregojmë sa e bukur është Shqipëria jonë, por të ndërtojmë siguri në botëkuptimin e fëmijës, për mjedisin ku ai jeton dhe rritet.
Fëmija ka nevojë të ndjej dhe të mendoj se i përket rrathësisht: një familje, një grupi shoqëror e më gjerë një kombi. Si rrjedhim, ndërtimi i ndjenjës së etnicitetit ndikon te fëmija në ndërtimin e vetëvlersimit, vetëbesimit, në krenarinë se i përket një vendi me të kaluar të ndritur, si dhe forcon themelet e shëndosha, jo vetëm të ndërgjegjes kombëtare por edhe individuale: fëmija përplotëson ndjenjën e përkatësisë.
Lind pyetja: si ndikon etniciteti në ndërtiminn e vetëbesimit dhe vetëvlersimit në botën e fëmijës?
Fëmija që kur lind ka nevojë për siguri dhe vazhimisht ai zhvillon ndjesinë e përkatësisë ndaj nënës në veçanti, por në përgjithësi e të familjes. Kundrejt një situate që e frikëson, fëmija ndihet i sigurtë kur një antarë i familjes e merr në krah. Si fillim fëmija ka nevojë dhe përvetëson ndjenjën e përkatësisë se i përket një familje. Me rritjen e tij, ai përshtatet dhe luan me bashkëmoshatarët duke e zgjeruar rrethin e përkatësisë: ai i përket dhe një grupi shoqërore. Në këtë vijë moshare është e rëndësishme të kontribuojmë që fëmija të ndihet rehat ku jeton, të ndihet se i përket vendit të tij, duke themeluar së fundi ndjenjën edhe konceptuale të përkatësisë etnike. Kjo përmbyll edhe përplotësinë e të ndjerit i plotësuar. Nëse rrisim fëmijë të plotësuar në çdo kuadër që në fëmijërinë e hershme, kemi ndërtuar gjithashtu kalan e sigurisë në vetvete, që përcjell vetëbesimin dhe vetëvlersimin te individi.
Si ta zhvillojmë ndjenjën e përkatësisë etnike te fëmijët?
Tu shpegosh fëmijëve historinë e vendit është pak e mërzitshme për ta, nëse e bën shablon, por e bukur dhe argëtuese, nëse e ndërthur me atë që ata duan më shumë: përrallat dhe lojrat.
Ne në TIP kemi “orën e historisë”, e cila konsiston në disa teknika për të përfituar disa efikasitete te fëmija: ne dëshirojmë jo vetëm tu njohim fëmijëve figurat më të shquara të historisë sonë, por njëkohësisht tu lejojmë fëmijëve të shprehen dhe të zhvillojnë aftësitë e artikulimit, dhe gjithashtu të eksporojnë ide të reja, si dhe të rrisim frymën bashkëpunuese me të tjerët, të ndihen pjesë e një ekipi. Në orën e historisë, fëmijët bashkë me edukatoren formojnë një rreth dhe tregojnë së bashku si përrallë gjenezën e Shqipërisë: që nga Teuta e Durrësit, Piri i Epirit, Skëndërbeu etj,. Kjo mënyrë e “të mësuari” e hapur dhe bashkëpunuese, i bën fëmijën të ndihen të sigurtë për të ndarë ide, madje nuk ndrydhen, por gjejnë mbështetje dhe motivohen kur shprehin ide “të gabuara”. Fëmija nëse mendon se ata e bota e tyre janë të sigurtë, ku njerëzit kujdesen për ta, nevojat e tyre, dhe janë aty kur kërkojnë ndihmë, fëmija në këtë mënyrë, zhvillon ndjenjën e përkatësisë individuale-shoqërore, e më gjerë të përpatësisë etnike. Fëmijët që mendojnë se i përkasin janë më të lumtur, më të qetë dhe kanë më pak probleme të sjelljes sesa të tjerët. Ata janë gjithashtu bëhen nxënës më të motivuar dhe më të suksesshëm.
Gjithashtu, fëmijët mësojnë atë që përjetojnë. Një nga aktivitetet e TIP, është ngjyrosja e flamurit shqiptarë dhe mësimi se flamuri është me ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Të gjithë fëmijët së bashku drejtohen te ngjyrat e kuqe dhe të zeza. Në këtë mënyrë ata ngulisin në mendje se flamuri I tyre është i kuq me të zezë. Ata me këtë “lojë” të re bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri tjetrin dhe mësojnë të jenë bashkëpunues dhe pjesë ekipi.
Rutina ndërvepruese dhe bashkëpunuese mes fëmijëve me njëri-tjetrin si dhe fëmijë-edukatore, vazhdimisht zhvillimi i ndjesive etnike dhe zhvillimi i artikulimit verbal janë trinitet, që ndërton dhe zhvillon ndjenjën e përkatësisë te fëmijët dhe brumëson premisa në të ardhmen, për individ lider dhe të suksesshëm në jetë.