Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp

Larja e dhëmbëve te fëmijët

Është esenciale dhe ka vlerë jetike larja e dhëmbëve për shëndetin dhe pamjen e fëmijëve tuaj.

 

Larja e fëmijëve shmang jo vetëm sëmundje të ndryshme orale, gurza, aromën e keqe por njëkohësisht ështe edhe shprehi që fëmija e merr për gjithë jetën.

 

Pas ushqimit, grimcat e mbetura të ushqimit grumbullohen ose mbulojnë dhëmbin, gjuhën, nën mishrat e dhëmbëve, midis dhëmbëve dhe madje edhe në gropat e dhëmbëve. Bakteret në gojë veprojnë në mbeturinat e ushqimit dhe i kthejnë ato në formën e një substancë ngjitëse, e njohur si gurëza(kariesi dentar), e quajtur ndryshe edhe paraprishje kur degradon në nivele të tjera. Kjo mund të parandalohet përmes larjes së dhëmbëve duke përfituar goja edhe një freski e shije të mirë.

Larja e dhëmbëve ndihmon dhe është faktor kyç në parandalimin jo veç të formimit të gurezave por edhe prishjes së dhëmbëve.

Larja e rregullt e dhëmbëve tuaj zvogëlon rrezikun e infeksioneve bakteriale që grumbullohen në gojë e konkretisht në dhëmbë. Infeksioni të tilla siç është abscesi i dhëmbëve, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëme serioze shëndetësore që përfshijnë mushkëritë, zemrën, apo edhe trurin.

Në raste shumë të rralla, infeksione të tilla që ndikojnë në organet vitale janë të njohura si shumë fatale dhe madje nuk kemi të bëjmë veç me një infeksion të thjeshtë.

 Dhëmbët e dobët dhe shëndeti i gojës është esencial për njeriun madje nuk duhet neglizhuar sepse kronikisht është i lidhur me shumë sëmundje  shëndetësore, si diabetin, osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Fëmijët janë moshë të cilët kanë nevojën e prindit, të edukatoreve dhe të personave që përkujdesen për to për të përftuar shprehi ose rutina të shëndetshme, të cilat mbesin gjithë jetën, siç është tema jonë e rradhës: larja e dhëmbëve.

Ne në kopshtin TiP prej disa javësh jemi përfshirë në projektin mbi edukimin dhe përkujdesjen e higjenës së gojës,  për të ndihmuar fëmijët t’i fitojnë këto shprehi dhe njëkohësisht të fitojnë rutina të shëndetshme të kujdesit për higjenën personale. Mbi të gjitha, ta kthejmë në një aktivitet të dashur për fëmijet!

Pasi morëm një përgjigje shumë pozitive dhe një rritje të ndërgjegjësimit të vetë fëmijëve në projektin “Si t’i bëjmë të dashura perimet!” mbi të ushqyerin e shëndetshëm, forcuam bindjen se vetëm duke i përfshirë në mënyrë aktive dhe në dhënien e informacioneve të vlefshme dhe të përshtatura për moshën e tyre, mund të nxisim tek fëmijët dëshirën dhe motivimin për t`u kujdesur për higjenën orale. 

Nëse doni të dini se si ky projekt po shkon deri më tani: fëmijët kanë interes vetë t’i lajnë dhëmbët pas çdo vakti ushqimor jo vetëm të vakteve që konsumojnë në kopshtin tonë, por edhe në shtëpi! Larja e dhëmbëve tashmë është edhe një aktivitet i parapëlqyer, i pavarur dhe i qëndrueshëm.

Si pjesë e projektit ne kemi edhe një komunikim të vazhduar me prindin dhe përgjigjia e prindit na gëzon pa masë: fëmijët duan t’i lajnë dhëmbët edhe në shtëpi! 

Kopshti TiP ju këshillon që t’i ndihmoni fëmijët t’i lajnë dhëmbët pa neglizhuar asnjë vakt ushqimor.

 

Disa taktika që kemi përdorur  për t’i inkurajuar fëmijët në kujdesin për higjenën e gojës dhe larjen e dhëmbëve:

  1. Ne i lajmë bashkë me fëmijët dhëmbët si edhe prindrit në shtëpi i lajnë së bashku me fëmijët e tyre dhëmbët.

  2. Për larjen e dhëmbëve të fëmijëve ne përdorim furça që janë për fëmijë: me furçë të butë e me personazhe kukullash.

  3. Pastat e zgjedhura të dhëmbëve të kenë shije dhe arome frutash që e bën edhe më  tërheqës procesin e larjes së dhëmbëve për ta.

  4. Ne mbështesim me informacione dhe aktivitete edukative rënësinë e larjes së dhëmbëve në kopsht.