Prindërimi është puna më sfiduese, më e vështirë, por edhe më e bukur për një prind. Është eksperiencë që kërkon durim, njohje të temperamentit të fëmijës dhe gjithashtu pervoja më mbreslënëse gjatë jetës së një prindi. Dëshira për të rritur fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, me vetëbesim, të fortë emocionalisht dhe fizikisht është pika nevralgjike e jetës së çdo prindi. Por, në emër të kësaj dëshire, stili autorativ i një klase prindërish, ndikojnë negativisht në formimin e personalitetit të fëmijës. Të ashtuquajturit mbiprindërimi është sjellje tipike e prindërve që mbajnë nën kontroll gjithçka te fëmija dhe detyrojnë fëmijën të eci në rrugën që ai i tregon, pavarësisht dëshirave dhe prirjeve të fëmijëve. Ata monitorojnë çdo sjellje të fëmijëve , heqin çdo pengesë të mundshme nga rruga e fëmijëve dhe detyrojnë ta mbajnë larg fëmijën nga çdo “:dëm” që ndoshta fëmija mund ta marrë si shkak për të formuar vetëbesim, duke e kaluar vetë pengesën. Sikurse ka edhe anë tjetër prindërore: prindër shumë pak të angazhuar në formimin e personalitetit të fëmijës. Të dyja stilet janë në dëm të fëmijës dhe këshillohet ndërthurje e angazhimit, duke respektuar hapësirën emocionale dhe psikike të fëmijës.
Akademia Kombëtare e Shkencave përcakton katër përgjegjësi kryesore për prindërit: ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve, të kujdesen për mirëqenien e tyre emocionale, nxitjen e aftësive shoqërore dhe inkurajimin intelektual të fëmijëve.
Ruajtja e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve është primare dhe esenciale, e bazuar në sigurimin e të mirave materiale, ushqimore dhe fizike të fëmijëve. Kjo është e thjeshtë për prindërit, duke u përpjekur t’i ushqejnë fëmijët me vlera proteinike dhe karbohidrate të mira.
Kujdesi i Mirëqënies emocionale arrihet në përpjekje për të siguruar mirëqënien e fëmijëve nga ana emocionale, duke u kujdesur për botën emocinale dhe çfarë i ndodh fëmijës emocionalisht.
Nxitja e aftësive shoqërore është sfiduese për prindin, por e rëndësishme për fëmijën. Të ndihmojmë fëmijën si të përshtatet në shoqëri, të nxisim aftësi ndërlidhëse shoqërore te fëmija, njëkohësisht ndihmojmë në formësimin jo vetëm të fëmijës sonë, por si rrjedhim dhe të shoqërisë me ndjenja humanitare, shoqërore dhe komunitet “të gjelbër”, të shëndetshëm social. Ushqimi shpirtëror dhe psikologjik me ndjenja kumunitative që në periudhën e fëmijërisë së hershme, kryesisht nën periudhën e çerdhes dhe kopshtit formëson individ të brumësuar social.
Përgatitja e fëmijëve intelektualisht është esenciale në nxjerrjen në pah të talenteve dhe aftësive intelektuale të fëmijëve dhe në inkurajimin e sukseseve karrieriste. Në këtë pikë është e rëndësishme të kuptojmë prirjet, dëshirat dhe zellin e fëmijës. Secili fëmijë mund të ketë qëllime të ndryshme akademikisht, atletikisht dhe artistikisht. Secili fëmijë është i ndryshëm, ka prirje të ndryshme nga njëri-tjetri, madje dhe nga prindi. Në këtë prizëm, fëmijën duhet ta inkurajojmë dhe jo të bëhet “ajo që kemi ëndërruar të bëhet”.
Fëmijët tanë mund të kenë dëshira, prirje, shoqëri, karrierë, pika të forta, zgjedhje argëtimi dhe interesa të ndryshëm nga ne, ose ajo që dëshirojmë ne për fëmijën tonë. Në fakt, mund të jetë krejt ndryshe.
Këtë duhet çdo prind ta marrë parasysh, kur njeh te fëmija temperament tjetër nga ajo që ai njeh. Në këtë pikë prindit i takon të mos e deformojë prirjen e fëmijëve të tyre, por ta bëj vetvete fëmijën, duke inkurajuar dhe nxitur pikat e forta të tij, për një të ardhme të “fortë”.
Këtë duhet çdo prind ta marrë parasysh, kur njeh te fëmija temperament tjetër nga ajo që ai njeh. Në këtë pikë prindit i takon të mos e deformojë prirjen e fëmijëve të tyre, por ta bëj vetvete fëmijën, duke inkurajuar dhe nxitur pikat e forta të tij, për një të ardhme të “fortë”.
Për një mënyrë sa më efikase të edukimit dhe për të rritur fëmijë shoqërisht, emocionalisht dhe intelektualisht të shëndetshëm, përvoja dhe studime mbi prindërimin sugjerojnë kombinimin e përkedheljeve, ngrohtësisë dhe dashurisë prindërore me disiplinën dhe qartësi në mesazhin që doni t’i jepni fëmijës suaj. Bashkëjetesa e të qënit të dashur me fëmijën tuaj dhe gjithashtu të vendosur për kufijtë që ai duhet të repaketojë, u lejon fëmijëve perceptim të limituar të hapësirës (e nevojshme për pjekurinë emocionale të fëmijës) dhe njëkohësisht fëmija të njoh jo-në dhe gabimin. Shprehja aristoteliane “liria e imja përfundon ku prek lirinë e tjetrit” është mësimi më i mirë për tu përthithur nga fëmija jonë. Thuktësisht, në temperamentin e fëmijës çdo prind duhet të ndërthur gjatë edukimit të tij dashurinë, mësimet e vyera jetësore, me respektimin e zgjedhjeve të fëmijës, për zhvillimin e autonomisë së fëmijës, nën petkun e pjekurisë prindërore.