Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp

Loja me baltën

Loja është esenciale dhe nevoje fiziologjike-edukative për fëmijën.  Themi nevojë fiziologjike sepse nuk mund të përfytyrohet dot fëmijëri pa lojra. Që në kohët edhe më të hershme fëmijët luanin me gjëra të ndryshme, ccfarë të mundnin, edhe pse shumë lodra nuk kishin, ata krijonin lodra mes njëri-tjetrit.

 

 Sot, janë shtuar mënyrat dhe llojshëmria e lodrave për fëmijë. Për fat të keq, fëmijët po priren drejt lodrave virtual, dhe jo reale, drejt lodrave të gatshme në internet dhe jo të prekshme. Studimet kanë treguar se lojrat reale ato të prekshme, rrisin shkathtësitë personale të fëmijës, rrisin shkallën e të mësuarit efektive përmes praktikës dhe përballjes së fëmijëve me vetë natyrën, rrit shkallën e argëtimit duke marrë pjesë fëmija vetë në “këtë lojë”, rrit shkakun e kujtesës afatgjatë për lojën e organizuar, madje arrin deri në rritjen e kreativitetit për “t’u bërë fëmijët vetë organizator” të lojës, duke rritur emagjinatën te fëmijët. 

 

Loja është vetë fëmija dhe teknikë efikase për të mësuar diccka. Të mësosh në moshën e fëmijërisë së hershme nuk do të thotë të krijosh një minishkollë e të ngarkosh botën e fëmijës, por të ngacmosh emagjinatën e fëmijës dhe përmes argëtimeve të ndryshme dhe të zbulosh potencialin e fëmijës dhe ta zhbvillosh atë.

 

Po të luash me baltë…me tokë… të përbaltesh e të bëhesh pis cfarë është për një fëmijë?

 

Ne në kopshtin tonë TIP ndër lojrat e rradhës kemi zhvilluar edhe shëtitje në baltë, “të bërit pis” me baltë si lojë creative-argëtuese dhe të vrapuarit “në pistën e vrapimit”.

 

Cfarë do të thotë kjo për një fëmijë në fëmijëri të hershme?

 

Loja në përgjithësi dhe “baltosja” si një lojë argëtuese-edukative-mësimore është ndër teknikat më të dobishme për një sërë faktorësh.

 

Konkretisht, Fëmijët tanë u kënaqën shumë në këtë shëtitje në natyrë. Të përbaltur ata shëtisin dhe vrojtonin si “shkenctarë të vegjël” me lupën e tyre tokën e lagësht, gjethet e rëna. 

 

Jo vetëm në pjesën përshkrimore të vizitës së tokës së përbaltur, njëkohësisht ata në bashkësi ishin si një shoqëri kolektive, e cila zhvilloi edhe marrëdhënie shoqërore , duke krijuar lidhje mes tyre. 

 

Kontakti me natyrën dhe lënia në dorë e fëmijës të jenë drejtues të lojës nxit jo vetëm imagjinatën por edhe aftësitë e gjuhës së folur, motivojnë frymëzim dhe burim energjie. Konkretisht, shëtitja e parë nga ana fizike jo vetëm frymoi me ajër të pastër mushkritë e të vegjëlve, por edhe mbush me pozitivitet natyrën e pastër fëmijërore të tyre, përfshirja e thellë në lojën si t’i bëjmë pis duart (më ndihmoni ccfarë keni luajtur në atë shëtitje) rrit edhe nivelin e përqendrimit te fëmijët e si rrjedhim me këtë rritje, rritet edhe niveli i inteligjencës dhe fitohen shprehitë edhe në të rritur. (theksojmë këtu që ccdo lojë sjell këtë efikasitet, por më së shumti konkretisht ne e kemi përjetuar dhe praktikuar me fëmijët tanë në baltosjen në shëtitje në natyrë.

 

Të luash me baltë do të thotë të rrisësh shkallën e motorika fine… të ecësh në baltë, të vraposh apo të krijosh lojra në këtë mjedisë është sa argëtues për fëmijën aq edhe ndikon në shëndetin fizik të fëmijës (përmes veprimatarisë fizike), aq edhe rrit aftësitë intelektuale të fëmijës. Njihet një linjë paralele e lojës fizike, (konkretisht baltosja që kemi ne temë) sa rrit edhe pjellorinë imagjinative, kompetenca sociale marrëdhënie ndërshoqërore e bën fëmijën me sociale si edhe rrit atësisë vetërregulluese. Fëmija në mënyrë autoktone riprodhon sit ë rregullojë lojën e rradhës e shpesh herë në lojë në grupe. 

 

Shkarkimi i energjive gjatë lojës, sidomos vrapimi në pistën pas baltosjes të vogëlushave githashtu njihet edhe si rehalibitim i shpirtit: fëmija kur luan qetësohet nga pikëpamja jo vetëm fizike por edhe mendore.

 

Zgjidhja e problemeve është një tjetër temë që arrihet përmes lojës e klonkretisht një prej tyre është e tema jonë: përbaltja. Por si mund të zgjidhen “problemet”. Fëmija e ka të zgjidhur problemin e të bërit pis: TIP në projektet e saj u ka mësuar që ata vetë të dijën e të kënë edukatë të tyre larjen e duarve. Në lojë ata krijojnë komplikacione “që duhen zgidhur” vetë krijimi I një lojë kërkon që në fund të lojës “të shkoqiten hallkat e të zgjidhet ccështja pse po lujanë”. Edhe fëmijët në kopshtin TIP krijonin lojra me baltë duke u përpjekur që të zghidhnin problematikën e “konfliktin” e lojës së krijuar. 

 

Loja e përbashkët mes fëmijëve sicc është përbaltja mes tyre e vrapimi në pistë rrit jo vetëm aftësitë e fëmijës për të krijuar temperament ndërsocial te fëmijët por edhe zhvillon aftësitë për të dalluar ccfarë do dhe jo madje në raste të ndryshme ccfarë është e gabuar e ccfarë jo. Kjo lojë krijoi edhe aftësinë për të reduktuar vështirësitë dhe eufortitë emocionale të fëmijëve, duke I qetësuar dhe rritur fëmijë që ti përballojnë me sukses vështirësitë emocionale, duke reduktuar stresin, ankthin, zemërimin, dhe duke krijuar lumturi,  duke rritur shkallën e vetëevlersimit dhe duke ndihmuarë procesin e të rriturit në mënyrë natyrale dhe të brumësuar me efikasitet, madje duke nxitur fleksibilitetin emocional, dhe duke I bërë fëmijët më praktikë.

 

Nga ana shëndëtësore, shëtitja dhye baltosja nga pikëpamja fizike rrit ekikasitetin e sistemit kardiovasklular, ul nivelin e depresionit mërzitjes dhembjes e lodhjes dhe rrit fëmijë me shëndet të plotë fizik si edhe shëndet mendor-emocional-ndërshoqëror-intelektual.