Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp

Si ndikon koha para ekranit dhe koha në natyrë psikologjinë e fëmijëve.

Më pak kohë në ekran dhe më shumë kohë në natyre shoqërohet me rezultate më të mira psikologjike tek fëmijëve dhe adoleshentëve, sipas një studimi të botuar më 2 shtator në revistën PLOS ONE nga Tassia Oswald dhe kolegët nga Universiteti i Adelaide. 

Shfaqja e shqetësimeve të shëndetit mendor në mes fëmijëve dhe adoleshentëve po rritet globalisht. Zhvillimet teknologjike në dekadat e fundit kanë rritur lidhjen e fëmijëve me teknologjitë dhe ekranet dixhitale (koha e ekranit), dhe tregojnë për një reduktim të kohës që fëmijët kalojnë në natyrë.

Ky kombinim i kohës më të lartë para ekranit dhe kohës më të reduktuar është parë se ndikon në shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve. Gjetjet kanë treguar se, koha më e lartë para ekraneve duket se shoqërohet me rezultate të pafavorshme psikologjike, ndërsa koha më e lartë në natyrë shoqërohet me përfitime më të favorshme psikologjike për fëmijët.

Edhe pas 1 ore në ekran rezultatet kanë treguar se fëmijët kanë mirëqenie më të ulët psikologjike, duke përfshirë më pak kuriozitet, vetëkontroll më të ulët, më shumë shpërqendrim, më shumë vështirësi për të bërë miq, më pak stabilitet emocional, aftësi më të ulta të vetëkujdesit dhe paaftësia për të përfunduar detyrat, gjetje këto të mbështetura nga psikologia Jean Tëenge e Universitetit “San Diego State University” dhe profesori i psikologjise W. Keith Campbell nga “University of Georgia”.

Një tjetër studim ka gjetur se shumë kohë e kaluar para ekraneve dixhitale lidhet edhe me nivele të rritura dhe diagnoza të ankthit ose depresionit madje që tek fëmijët e moshës 2 vjeç.

Nga ana tjetër, koha më e lartë në natyrë, shihet të sjellë më shumë përfitime në shëndetin dhe mirëqënine e përgjithshme të fëmijëve. Përfitimet nga koha e kaluar në natyrë mund të fitohen nëpërmjet aktivitetit fizik dhe lidhjeve sociale që mund të krijohen gjatë ndërveprimeve. Hapësirat e gjelbërta, sidomos ato larg zonave të banuara priren të jenë më pak të populluara me njerëz, kanë ndotje më të ulët të ajrit dhe zhurmës të cilat janë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, koha në natyrë dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndihmon në rregullimin e ritmeve të zemrës, duke inkurajuar cikle të shëndetshme gjumë-zgjim dhe gjumë të përmirësuar, i cili është thelbësor për mirëqenien psikologjike. Teoritë dhe studimet e mirëqënies psikologjike të fëmijëve shohin një lidhje shumë të rëndësishme dhe të nevojshme ekspozimin e vazhdueshëm dhe kalimin e kohës në natyrë si një element i qëndrueshëm i zhvillimit dhe mirqënies së përgjithshme të fëmijëve.  Veçanërisht, Teoria e Rivendosjes së Vëmendjes së Kaplan pohon se natyra ka efekte specifike rindërtuese në funksionet kognitive, njohëse dhe se natyra ka efekte edhe në minimizimin e stresit siç pohohet në teorinë e Ulrich.

Në kopshtin TiP një ndër shtyllat kryesore të rritjes dhe përkujdesjes së fëmiëjve kemi kohën e kaluar në natyrë. Përgjatë gjithë vitit, duke iu përshtatur të gjitha kushteve atmosferike ne kemi vazhduar të mbajmë kontaktin e vazhdueshëm me natyrë dhe duke i mundësuar fëmijëve kohë të lirë për të kaluar në natyrë duke aptur të qartë se fëmijët mund të përfitojnë më shumë dije dhe njohuri, mund të zgjojnë më shumë kuriozitetin dhe vëmendjen duke i parë fenomenet në natyrë dhe jo vetëm në libra dhe ekrane dixhitale. 

Referenca dhe burime të tjera:

  • Oswald TK, Rumbold AR, Kedzior SGE, Moore VM (2020) Psychological impacts of “screen time” and “green time” for children and adolescents: A systematic scoping review. PLoS ONE 15(9): e0237725. doi.org/10.1371/journal.pone.0237725
  • Jean M. Twenge et al, Associations between screen time and lower psychological well-being among children and adolescents: Evidence from a population-based study, Preventive Medicine Reports (2018). DOI: 10.1016/j.pmedr.2018.10.003
  • Kaplan S. The restorative benefits of nature: Toward an integrative framework. Journal of Environmental Psychology. 1995;15(3):169–82.
  • Ulrich RS, Simons RF, Losito BD, Fiorito E, Miles MA, Zelson M. Stress recovery during exposure to natural and urban environments. Journal of Environmental Psychology. 1991;11(3):201–30.
  • Digital Screen Time Limits and Young Children’s Psychological Well-Being: Evidence From a Population-Based Study. Przybylski A.K., & Weinstein, N., Child Development, 2019